Largimi i billbordit nga ministrat e Kurtit, Haxhiu: Ne po e shohim jetësimin e Zajendicës atje, këta merren me billborda

Aktuale

Largimi i billbordit nga ministrat e Kurtit, Haxhiu: Ne po e shohim jetësimin e Zajendicës atje, këta merren me billborda

Më: 26 janar 2024 Në ora: 07:27
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka komentuar largimin e billbordit me fotografitë e politikanëve e personaliteteve të tjera serbe dhe ruse, e të cilët ishin shpallur “qytetarë nderi në Zveçan.

Ai e komentoi edhe praninë e dy ministrave, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi në heqjen e billbordit, duke e quajtur populizëm.

“Sa herë që e shoh Putinin poshtë unë gëzohem por kjo nuk guxon të përdoret për një propagandë elektorale dhe anën tjetër ta bësh Asociacionin. Ne po e shohim jetësimin e Zajendicës atje, e këta merren me bilborda. Grupet kriminale disa i ke brenda, disa në Kopaonik. Ata që u lejuan të ikin nga Banjska sot i ke të rigrupuar matanë kufirit.”, tha Haxhiu.

Ai tha se qytetarët e Kosovës e kanë parë që pjesëmarrësit e sulmit të Banjskës u lejuan të ikin.

Haxhiu tha se këto grupe kriminale sërish mund ta eskalojnë situatën.

“Kjo çka është bërë sot, largimi i një pankarte nuk do të duhej të përfundonte në mediat tona, kjo do të duhej të ishte lajm ndërkombëtar. Nëse ti si ministër shkon për ta hequr një pankartë, ndërsa në anën tjetër po themelohet Asociacioni i Komunave serbe, kjo është më shit pak populizëm këndej , e në anën tjetër po jetësohet Zajednica.”, tha ai.

“A ka qenë qiky ministër që ka thënë se në pjesën veriore para rastit të Banjskës ka thënë se është ndalë kontrabanda në pjesën veriore. Cka ndodhi masndej? Kah hinën ato autoblinda. A ishte kz ministër që thoshte se nuk ka kontrabandë, kur Radojciqi me autoblinda në Leposaviq. Kah hinën? Ky i qitke kah i ndalin coca-colat. Për herë të parë çizmja e Serbisë ka shkelë me 24 shtator 2023. Nuk ka ndodhë asnjëherë. Tu ba këso propaganda, hiqe pankartën, themeloje asociacionin, ndale ‘coca-colën’ e hyn autoblinda këndej. Në kohën tonë u patën nis me një tren. Më tregoni cila parti ka ndërtuar shtëpi më shumë se ne.”, tha ai.

Haxhiu është shprehur se në kohën e qeverisjes së PDK janë ndërtuar 246 shtëpi në pjesën veriore, për tri vite të kësaj qeverie janë nisur 10 shtëpi.

Ai tha se në qverisjen e PDK është ndalur treni, Gjuriqi është tërhequr zvarrë dhe shqiptarët janë kthyer në shtëpitë e tyre.

“Propaganda me ba këta se e ndalëm kontranandën e do bitconiave e me të hi autoblindat, dinë e veç këta.”, tha Haxhiu.

Sipas tij, në veri ka nisur jetësimit i Marrëveshjes së Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat