Zulfaj sqaron se çfarë po dëshiron të thotë Kurti kur po kërkon ndarje të procesit të integrimit nga dialogu me Serbinë

Aktuale

Zulfaj sqaron se çfarë po dëshiron të thotë Kurti kur po kërkon ndarje të procesit të integrimit nga dialogu me Serbinë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 00:17
Jeton Zulfaj dhe Albin Kurti

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka sqaruar arsyen që qëndron pas idesë se dialogu me Serbinë duhet të ndahet nga integrimi.

Ai ka thënë se Kosova është kampion në zhvillim e demokracisë dhe ekonomisë dhe se nuk është e drejtë që gjithë këtë progres që vendi e bën, në fund të kushtëzohet me disponimin e Serbisë në dialog.

“Kjo është një kërkesë që kryeministri e ka bërë në një kontekst të samitit që e patëm për planin e rritjes, ku do të ketë edhe 6 miliardë euro shtesë për Ballkanin Perëndimor bazuar në performancën e reformave. Pra, plani i rritjes është i lidhur me reformat sidomos në sundimin e ligjit, demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik”, ka deklaruar Zulfaj për A2CNN.

“Kosova është kampion në zhvillim e demokracisë dhe ekonomisë. Pra nuk është e drejtë që gjithë këtë progres që Kosova e bën, në fund të kushtëzohet me disponimin e Serbisë në dialog. Ky është konteksti në të cilinë e ka thënë kryeministri pjesën për kushtëzimin në Shkup në 22 të këtij muaji. Pra nuk është kërkesë që të hiqet njohja reciproke nga kushtëzimi me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, sepse për këtë jemi shumë të vetëdijshëm”.

Ai tutje është shprehur se as Kosova dhe as Serbia nuk mund të bëhen anëtarë të BE-së pa njohur njëra-tjetrën, pa njohje reciproke. Por sipas tij, duhet pasur parasysh që Serbia është ajo që nuk po do as BE-në dhe as normalizimin e marrëdhënieve.

“Në këto kushte mendoj që Kosovës nuk duhet t’i pengohet, pra kjo është deklarata e kryeministrit, përafrimi me Bashkimin Evropian por duhet të shikohet se cilat janë meritat”.

“Është e qartë që Serbia nuk dëshiron normalizim. Ajo nuk e pranoj marrëveshjen bazike, nuk deshi ta nënshkruaj. Është Serbia që nuk e dëshiron fqinjësinë e mirë. Në këtë kontekst nuk mund të kushtëzohen reformat dhe avancimi i Kosovës drejt BE me vullnetin e Serbisë për normalizim”.

Zulfaj ka thënë se qasja e Serbisë është shumë destruktive, teksa ajo po rreshket gjithmonë e më shumë në autokraci. “Do duhej Serbia që ta donte edhe anëtarësimin në BE dhe normalizimin. Kësisoj kushtëzimi nga BE mund të funksiononte, por ajo nuk e do asnjërën”.

Zulfaj sqaron se çfarë po dëshiron të thotë Kurti kur po kërkon ndarje të procesit të integrimit nga Dialogu me Serbinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat