Kërkesat e policisë ende pa përgjigje, javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i sindikatës me ministrin Sveçla

Aktuale

Kërkesat e policisë ende pa përgjigje, javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i sindikatës me ministrin Sveçla

Më: 27 janar 2024 Në ora: 08:26
Policia e Kosovës

Kërkesat e Policisë së Kosovës ende nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, ka treguar se janë e ardhme pritet të takohet më Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

“Në takimin që do ta mbajmë unë shpresoj që pasi që kjo javë kaloj, shpresoj për javën e ardhshme që të realizojmë një takim, ashtu ka qenë e planifikuar me ministrin e MPB-së, ishte edhe vullneti i tij për takim dhe pastaj t’i analizojmë se ne cilat kërkesa po vendosim prioritete” ka thënë Zeqiri për RTV Dukagjini.

Derisa, kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të flasë për këtë çështje.

Kur është pyetur dje nga gazetarët për këtë çështje, ai ka thënë se kjo është detyrë e MPB-së.

“Për të gjitha këto është mirë të drejtoheni tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, e ne sa i përket pajisjeve dhe kushteve për rrezikshmërinë dhe mbështetjen institucionale financiare bëjmë krejt çfarë mundemi dhe me të mirën për policët tanë për të cilët kemi respektin dhe vlerësimet më të larta”, ka deklaruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat