Demi: Familjet në Kosovë po marrin kredi për t’i mbuluar borxhet ose për ta kaluar muajin

Aktuale

Demi: Familjet në Kosovë po marrin kredi për t’i mbuluar borxhet ose për ta kaluar muajin

Më: 27 janar 2024 Në ora: 08:34
Agron Demi

Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se familjet në Kosovë po marrin kredi për të mbuluar borxhet ose që ta kalojnë muajin deri në fund.

Demi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mbitërheqjet kanë arritur gati në gjysmë miliardë euro, dhe se në mesin e tyre, është edhe vetë ai.

“Varfëria është rritë për shkak të pandemisë dhe inflacionit...Në anën tjetër Qeveria mburret me shkallën e rritjes ekonomike.” – ka thënë tutje ai.

Në fund, ai ka përmendur që për këtë ka ndikuar edhe pandemia e inflacioni, por sipas tij, Qeveria po fokusohet vetëm në statistika që nuk ndikojnë në mirëqënien sociale.

Madje, ai ka thënë se duhet të jepet llogari për këto trende shqetësuese.

Postimi i plotë:

Kreditë konsumuese janë rritë: familjet po marin kredi me mbulu borxhe ose me qu muajin deri në fund.

Mbitërhejqet kanë arritë gati në gjysmë miliardi euro, një ndër ata që e ka mbitërhjeqë-mbitërheqjen jam edhe une;

Gati 100 mijë banorë kanë emigru në dy vitet e fundit:

Varfëria është rritë për shkak të pandemisë dhe inflacionit...

Në anën tjetër Qeveria mburret me shkallën e rritjes ekonomike.

Krejtë këto nuk janë pasojë vetëm e Qeverisë, ngase pandemia e inflacioni kanë prekur krejta vendet, por ama kur Qeveria fokusohet vetëm në disa statistika që fare nuk ndikojnë në mirëqenien sociale, atëherë duhet me dhanë llogari edhe për këto trende shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat