Abrashi: Asnjëherë më parë sovraniteti i Kosovës nuk ka qenë më i fortë se sa në Qeverinë Kurti 2

Aktuale

Abrashi: Asnjëherë më parë sovraniteti i Kosovës nuk ka qenë më i fortë se sa në Qeverinë Kurti 2

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:19
Artan Abrashi

Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, ku ka përdorur një term të bërë të njohur nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Ai ka përdorur termin kazan, të cilën e ka stërpërdorur Rama. Abrashi foli për “kazanet opozitare”, ndërsa lavdëroi Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

“Ndërkohë që kazanet opozitare kanë hall se a po dhezen veturat e qeverisë, sot katër komuna paralele serbe në jug mbyllen nga shteti. Për dy dekada këto komuna kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

Asnjëherë me parë sovraniteti i Kosovës nuk ka qenë më i fortë se sa ne Qeverinë Kurti 2. Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejohet asnjë paralelizëm kundërkushtetues!” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat