Kurti ngushëllon familjen e akademik Krasniqit: E patëm lënë të takoheshim më15 shkurt

Aktuale

Kurti ngushëllon familjen e akademik Krasniqit: E patëm lënë të takoheshim më15 shkurt

Më: 27 janar 2024 Në ora: 13:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për akademik Feriz Krasniqin, pas vdekjes së tij, duke thënë se e kishin lënë të takohen me 15 shkurt, siç u shpreh ai për ta shënuar 54 vjetorin e e Universitetit të Prishtinës.

Ai i ka shprehur ngushëllimë familjes, kolegëve dhe miqve të tij, duke thënë se Feriz Krasniqi e ka nderuar vërtetë Universitetin e Prishtinës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe gjithë shoqërinë e Kosovës.

“E patëm lënë që më 15 shkurt, të takoheshim bashkë për ta shënuar 54 vjetorin e e Universitetit të Prishtinës. Por dje, në moshën 93 vjeçare, Profesor Feriz Krasniqi vdiq. Gjashtë javë më parë, më 17 dhjetor, kur bashkë me Profesor Ferizin i shkuam në vizitë mikut të tij Profesor Minir Dushit, ai mbështetej në bastunin e tij për të ecur dhe mbështetej në kujtesën e kthjellët dhe përvojën e gjatë prej 93 vjeçari për të biseduar. Shumë i këndshëm në bisedë dhe fort dashamirës mes miqsh, Profesor Feriz Krasniqi ishte një nga figurat më të respektuara në botën akademike dhe shkencore në Kosovë”.

“Profesor Feriz Krasniqi e ka nderuar vërtetë Universitetin e Prishtinës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe gjithë shoqërinë e Kosovës. Ngushëllime familjes Krasniqi, kolegëve dhe miqve të Profesor Feriz Krasniqit dhe gjithë popullit tonë”, është shprehur Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat