Vendimi për dinarin, ironizon Rron Gjinovci: Na e nali Albini, s’di qysh e marr rrogën tash prej ....

Aktuale

Vendimi për dinarin, ironizon Rron Gjinovci: Na e nali Albini, s’di qysh e marr rrogën tash prej ....

Nga: A.Zh Më: 28 janar 2024 Në ora: 13:01
Rron Gjinovci dhe Albin Kurti

Nga 1 shkurti, në Kosovë, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

Në bazë të Rregullores së re për Operacionet me Paratë e Gatshme, të miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ditë më parë, do të ndalohet edhe pagesa me dinarin serb në territorin e Kosovës.

Kjo gjë ka shkaktuar debate dhe reagim të ashpër nga Serbia. Me vendimin, nuk po pajtohen as shtetet e QUINT-it, të cilat kanë kërkuar që kjo çështje të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel.

Ata kanë kërkuar pezullimin e zbatimit të kësaj rregullore.

“Pas një shkëmbimi për këtë çështje me Kryeministrin të premten, QUNIT kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik. Çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të Dialogut të Lehtësuar të BE-së”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa/ndihma financiare nga Serbia”, thuhet në reagimin e QUINT-it.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.

“Na e nali Albini dinarin, s'di qysh e marr rrogën tash prej Serbisë”, ka ironizuar ai në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat