“Liridona më ka tradhtuar”, eksperti i sigurisë ngre dyshimet e forta: Dikush që do të vrasë bashkëshorten pse duhet të qëndrojë...!

Aktuale

“Liridona më ka tradhtuar”, eksperti i sigurisë ngre dyshimet e forta: Dikush që do të vrasë bashkëshorten pse duhet të qëndrojë...!

Më: 29 janar 2024 Në ora: 15:33
Naim Murseli dhe Liridona Murseli

I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, eksperti Bedri Elezi ka folur për 4 dëshmitë e të arrestuarve që janë publikuar në media ndaj vrasjes së Liridona Ademaj, ku thuhet se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe se fajtori është gjetur nga ana e hetimeve

Përsa i përket vrasjes, Elezi tha se “ky është një rast kompleks sepse fillimisht do të kemi dëshmitarë kundrejt personit të cilit ka porositur vrasjen dhe nga ana tjetër kemi edhe personin që dyshohet për vrasjen e së ndjerës”.

Po ashtu eksperti argumentoi pse ngjarja është komplekse.

“Në fakt po ndodh ajo për të cilën ne kishim paralajmëruar më parë se është një ngjarje mjaft komplekse. Janë deklaruar deklaratat e para të policisë së Kosovës nga 4 personat e arrestuar të cilët po mbahen nga qendra e paraburgimit në Kosovë dhe nën dyshimin për vrasje, organizim, pjesëmarrje dhe mbeshtjeje për vrasjen e Liridona Ademaj. Në rastin konkret është shumë kompleks për faktin se këto dy deklarata mund të jenë jo të qëndrueshme apo të mjaftueshme për të çuar drejt lidhjes së një çështjeje ku ne e kemi thënë shpesh që është mjaft komplekse”, tha Elezi.

Eksperti foli edhe për dëshminë e Naimit i cili është shprehur se Liridona e ka tradhëtuar atë në Suedi, duke u shprehur se mund të jetë diçka e sajuar, për t’iu shmangur veprës penale për vrasje dhe për të fshehur të vërtetën e ngjarjes.

“Ajo duket diçka e sajuar, nuk është bindëse se vërtetë kemi të bëjmë me një deklaratë e cila do të konsiderohet valide për faktin se në deklaratën që ka dhënë Naimi kishte tentuar që t’i shmanget veprës penale për vrasje dhe kjo deklaratë e tij besoj se është në kuadër për të fshehur të vërtetën e ngjarjes. Nuk ma do mendja që personi i cili do të dëshironte vrasjen e bashkëshortes për tradhti të sigurohej të ishte prezent në kryerjen e kësaj veprës, do të kishte pasur ndoshta mundësi të tjera për të kryer një vepër të tillë, por jo që të ishte prezent. Unë mendoj se ai ka dashur të qëndrojë prezent dhe të justifikojë organizimin apo pjesëmarrjen në vrasje për të bindur personat të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast”, tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat