Mirosllav Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin, tregon çka diskutuan

Aktuale

Mirosllav Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin, tregon çka diskutuan

Më: 29 janar 2024 Në ora: 15:48
Mirosllav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiq

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak këtë të hënë e ka vizituar Beogradin, ku ka zhvilluar një takim me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit Lajçak tha se me Vuçiqin kanë folur lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.

Takimi i fundit midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve u zhvillu më 14 shtator të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat