Gjini për dinarin: Qeveria nuk duhet të tërhiqet nga vendimi i BQK-së

Aktuale

Gjini për dinarin: Qeveria nuk duhet të tërhiqet nga vendimi i BQK-së

Më: 30 janar 2024 Në ora: 21:44
Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka theksuar se ngatërrimi i Kosovës dhe kryeministrit Albin Kuri në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është gabim i madh.

Kryetari i Gjakovës, Gjini ka shkruar në Facebook se për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb, qeveria nuk duhet të tërhiqet nga vendimi.

“Ngatërrimi i Kosovës dhe kryeministrit Kurti në zgjedhjet në Maqedoni është gabim i madh. Pavarësisht motivit e qëllimeve. Në asnjë variant nuk është mirë.

Ndërsa për ndalimin e përdorimit të dinarit, qeveria nuk duhet të tërhiqet nga vendimi”, ka shkruar Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat