Vrasja e Liridonës, gazetari tregon detajin që bën përgjegjës Naim Murselin

Aktuale

Vrasja e Liridonës, gazetari tregon detajin që bën përgjegjës Naim Murselin

Më: 30 janar 2024 Në ora: 22:24
Naim Murseli dhe gruaja e tij

Edhe pas zbardhjes së dëshmive të të përfshirëve në vrasjen e Liridona Ademajt, shumë pikëpyetje vijojnë të mbeten mbi krimin dhe arsyet se përse u krye.

Gazetari Vullnet Krasniqi ka treguar se bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, është përpjekur të dalë i pafajshëm dhe se nuk kishte planifikuar vrasjen.

Murseli është përpjekur të ngarkojë përgjegjësinë mbi Granit Plavën, sikur ka devijuar nga plani fillestar dhe është përgjegjës për vrasjen.

Por sipas gazetarit Krasniqi, pamjet e administruara nga policia tregojnë qartazi momentin kur Naim Murseli i jep para Granit Plavës për vrasjen, duke e bërë atë direkt përgjegjës.

Ai tha gjithashtu se ka pasur një bisedë me vëllain e Kushtrim Kokallës, i cili është shprehur i revoltuar se përse i është përmendur emri në dëshmitë e tyre në Prokurori.

“K. Kokalla është polic me profesion, babai i Kushtrimit. Ai është përmendur disa herë në dosje. Meqënëse ka dalë dëshmia, kjo është një temë e re që do të diskutohet, për shkak të raporteve të miqësisë së hershme që kanë pasur dy familjet.

Vëllai i Kushtrim Kokallës më ka thënë se Naimi ka pasur një bisedë me bashkëshorten e tij dhe ata kanë dalë në një darkë dhe e kanë sqaruar aty. Ai ka qenë shumë i prekur se përse ata e kanë përmendur aty. Fillimisht sipas të gjitha gjasave siç thotë Kushtrimi, Naimi i ka kërkuar Kushtrimit ta kryejë aktin, ai nuk ka pranuar dhe ai ka gjetur dikë tjetër.

Pra kjo është tronditëse, pasi Kushtrimi e ka ditur para një viti planin, po ashtu ai e ka ditur që nga momenti i vrasjes se vrasësi ka qenë Naimi. Nga të gjitha dëshmitë që këta të tre kanë dhënë, unë kam vënë re një detaj.

Ai përpiqet të ngarkojë Granit Plavën me një akuzë, pasi nëse e lexoni deklaratën, ai thotë se ka pasur një plan, por jo deri në vrasje. Por unë mendoj se kjo nuk është e vërtetë, pasi Prokuroria ka faktet kur Naimi i jep paret Granitit”, tha Krasniqi nënjë intervistë për Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat