Kica-Xhelili i reagon deputetit të VV-së: Kur të demanton çdo raport ndërkombëtar natyrisht që fillon të merresh me LDK-në

Aktuale

Kica-Xhelili i reagon deputetit të VV-së: Kur të demanton çdo raport ndërkombëtar natyrisht që fillon të merresh me LDK-në

Më: 31 janar 2024 Në ora: 00:12
Doarsa Kica-Xhelili

Doarsa Kica-Xhelili, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka reaguar deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi, i cili ka akuzuar deputeten Bajrami se po fsheh vërtetën për luftën kundër korrupsionit.

Kica-Xhelili tha se "kur të demanton çdo raport ndërkombëtar natyrisht që fillon të merresh me LDK-në."

Në fakt, deputetja e LDK-së ka përkthyer një fjali të raportit meqenëse sipas saj, të tjerët po merren me prograpand.

Postimi i plotë:

Për besë, kur të demanton çdo raport ndërkombëtar natyrisht që fillon të merresh me LDK-në. Disi duhen mbijetuar në skenë politike eksponentë të pushtetit të cilët nuk kanë karrierë përtej servilizmit politik.

E meqë BASH BASH duan të vazhdojnë me propagandë, po ua PËRKTHEJ fjalinë e raportit (sepse s’di më ç’të bëj):

VULLNETI POLITIK QË TË HEQIN DORË NGA KONTROLLI DHE TA FUQIZOJNË MBIKQYRJEN E PAVARUR ENDE NUK EKZISTON.

Të vërtetën mund të mos e duash, por ku i ikë, s’ke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat