Tahiri: I kërkuam Escobarit anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale

Tahiri: I kërkuam Escobarit anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më: 31 janar 2024 Në ora: 00:36
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se nga përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë kërkuar anëtarësim në NATO.

“Kërkesa jonë ishte shumë e thjesht: Anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha ai.

“Nuk kishte asnjë përgjigje negative, realisht ata e dinë që Kosova dhe populli i saj është populli më pro-amerikan, dhe normal që e duan një vend si Kosova, nuk është lehtë sepse janë disa shtete që nuk na kanë njohur”, shtoi mes tjerash Tahiri.

“Njohja prej vendeve, siguria, anëtarësimi në NATO varet nga partneriteti ynë me Amerikën, andaj reflektimi i Qeverisë së Kosovës në këtë partneritet nuk ka të bëjë me ndërtim të një marrëdhënie ndërshtetërore – ka të bëjë me interesin parësor të qytetarëve të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat