Gazetarja për vrasjen e Liridonës: Prokurorja serbe s’është rastësi, do të kemi zhvillime me emra të rëndësishëm

Aktuale

Gazetarja për vrasjen e Liridonës: Prokurorja serbe s’është rastësi, do të kemi zhvillime me emra të rëndësishëm

Më: 31 janar 2024 Në ora: 08:41
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhillin” se vendosja e një prokuroreje serbe për çështjen e Liridonës nuk është rastësi.

Sipas saj, një prokurore serbe është më pak e ndikueshme, pasi në këtë dosje mund të ketë të përfshirë edhe emra të rëndësishëm.

Llabani tha gjithashtu se së shpejti do të ketë zhvillime për këtë çështje dhe mund të dalë motivi.

“Fakti që sot ne kemi një prokurore serbe, nuk ka lidhje me moshën që kishte prokurorja e gatshme aktuale, e cila do të dilte shumë shpejt në pension, por ka lidhje me përfshirjen e personave dhe me impaktin që ka kjo ngjarje në Prishtinë.

Fakti që është zgjedhur një prokurore serbe nuk është bërë për të vonuar procesin, sepse kërkohet përkthimi, por edhe për mosndërhyrjen në procesin e hetimit dhe zbardhjen e kësaj çështje. Ne sot vërtet nuk e kemi motivin e vrasjes, por shumë shpejt do të ketë  zhvillime, pasi të gjitha veprimet që kanë kryer nga persona të dyshuar, autorë në këtë ngjarje janë të qarta”,-tha Anduena Llabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat