Shala: Ndalimi i dinarit, loja e radhës e Qeverisë për ta humbur vëmendjen nga dështimet politike e ekonomike

Aktuale

Shala: Ndalimi i dinarit, loja e radhës e Qeverisë për ta humbur vëmendjen nga dështimet politike e ekonomike

Më: 31 janar 2024 Në ora: 09:58
Ferat Shala

Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala vendimin e BQK-së për vendimin që pagesat të kryhen me euro e ka cilësuar si skenarë të Qeverisë.

Shala thotë se Qeveria aktuale po bënë këso lëvizje për ta humbur vëmendjen nga dështimet e tyre.

“Kushtetuta duhet të zbatohet në tërësi, Kushtetuta nuk mund të jetë e zbatueshme as me javë e muaj por e tëra duhet të jetë në zbatim. Lojërat e Qeverisë në këtë relacion duke zbuluar në përditshmëri aferat dhe veprime siç është kjo e fundit, këto janë të gjitha skenarë për ta zhvendos vëmendjen nga dështimet në sferat politike, diplomatik e ekonomisë”, u shpreh Shala.

Lidhur me këtë çështje ditë më parë është deklaruar edhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.

Ai tha se dinari ka qenë anti-ligjore kaherë, euro është valuta zyrtare e Kosovës.

“Qarkullimi i dinarit është ilegal, anti-kushtetues dhe anti-ligjor dhe çdo veprim anti-ligjor duhet të ndëshkohet por edhe në rastin konkret arsyen dhe bazën ligjore e ke për me i konfiksu. Për këtë arsye, mundësitë e veprimit janë të bazuara në Ligj dhe në Kushtetutën e Kosovës”, tha Mehmeti.

Pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, se nga 1 shkurti do të hiqej nga qarkullimi valuta e dinarit serb, ka pasur reagime të shumta.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë deklaruar se Kosova duhet të ofrojë më shumë kohë dhe të konsultojë komunitetet që preken nga vendimi i 27 dhjetorit të BQK-së.

Ndërsa, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit me guvernatorin e BQK-së ka kërkuar shtyrjen e vendimit për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Ne presim që Kushtetuta në tërësinë e saj të zbatohet plotësisht. Në këtë rast besojmë se këto rregullore mund të kenë pasoja që nuk janë menduar plotësisht. Ne kërkojmë të shtyhet zbatimi i disa prej dispozitave për të dhënë pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullsitë e prekura të mos ndikohen negativisht”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat