Këmbimi i tokave, asambleistja e LDK’së: Shkresa për shfuqizimin e vlerësimit paraprak na erdhi 2 minuta para fllimit të seancës

Aktuale

Këmbimi i tokave, asambleistja e LDK’së: Shkresa për shfuqizimin e vlerësimit paraprak na erdhi 2 minuta para fllimit të seancës

Më: 31 janar 2024 Në ora: 18:12
Jeta Rafuna

Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Jeta Rafuna, ka thënë se nuk kanë marrë pjesë sot në takimin e seancës sepse para se të hyjnë kanë pranuar shkresën e MAPL’së, e cila e shfuqizon “vlerësimin paraprak të nxjerr nga vet MAPL si dhe i rekomandon Kuvendit të Kryeqytetit që brenda afatit prej 30 ditëve të rishqyrtoj aktin”.

Rafuna ka thënë se janë duke e analizuar shkresën e dërguar nga MAPL dhe kur ta kenë vlerësimin final do t’i marrin veprimet adekuate.

Ajo ka thënë se “zhurma e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është asgjë tjetër veç një tendencë për të fshehur të vërtetën, sepse e vërteta, është që ky proces i këmbimit të prones komunale ka ndodhur në qeverisjen e tyre në Prishtinë dhe në këtë situatë kemi ardhur si pasojë e tyre, duke përfshirë edhe vlërësimin e pronës komunale nga Ministria e Financave e udhëhequr nga Ministri i Lëvizjes Vetëvendosje”.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se sot grupi ynë i asambelistëve, nuk ka marr pjesë në takimin e seancës së Kuvendit të Kryeqytetit, sepse vetëm dy minuta para se të hyjmë në seancë kemi pranuar shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal i cili e shfuqizon vlerësimin paraprak të nxjerr nga vet MAPL si dhe i rekomandon Kuvendit të Kryeqytetit që brenda afatit prej 30 ditëve të rishqyrtoj aktin.

Tash kur e kemi shkresën e MAPL-së, jemi duke e analizuar atë dhe pasiqë të kemi vlerësimin final, Grupi i asambleistëve të LDK-së në koordinim me ekzekutivin do ti marrim veprimet adekuate në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Zhurma e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është asgjë tjetër veç një tendencë për të fshehur të vërtetën, sepse e vërteta, është që ky proces i këmbimit të prones komunale ka ndodhur në qeverisjen e tyre në Prishtinë dhe në këtë situatë kemi ardhur si pasojë e tyre, duke përfshirë edhe vlërësimin e pronës komunale nga Ministria e Financave e udhëhequr nga Ministri i Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat