Haradinaj pritet nga Senatori Rounds: SHBA mbetet aleati ynë i pazëvendësueshëm

Aktuale

Haradinaj pritet nga Senatori Rounds: SHBA mbetet aleati ynë i pazëvendësueshëm

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:02
Mike Rounds dhe Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot Senatorin amerikan, Mike Rounds.

Haradinaj ka thënë se roli i Senatorit Rounds mbetet shumë i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Roli i Senatorit Mike Rounds ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe ShBA-së. Është për t’u vlerësuar angazhimi i tij në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe në Komitetin për Ushtrinë në Senatin amerikan, për të cilin shpreha mirënjohjen e sinqertë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ShBA-të janë aleate strategjike e pazëvendësueshme për Kosovën.

“Në takimin që zhvilluam sot në Washington, kërkova mbështetjen e tij ndaj vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO. Gjithashtu, kam përsëritur përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë ShBA-ve si aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat