Osmani flet me Emirin e Katarit, i kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale

Osmani flet me Emirin e Katarit, i kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:55
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka biseduar me Emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani

Osmani tha se me Al Thanin folën për mundësinë që Kosovës t’i hiqen vizat drejt Katarit dhe mundësisë për investime të tjera.

“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë – Katar, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave”, tha Osmani.

E para e shtetit, ditë më parë pati njoftuar që qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, pas negocimit që Osmani ka bërë me krerët e shtetit arab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat