Thesari i dinarit është në Leposaviq

Aktuale

Thesari i dinarit është në Leposaviq

Më: 31 janar 2024 Në ora: 20:29
Dinari serb

Deri tash në të gjitha komunat e banuara me shumicë serbe dinari është valuta kryesore që përdoret. Edhe ata që punojnë në institucionet ilegale serbe në Kosovë pagat i marrin me dinarë, ashtu siç paguhen pensionet e serbëve nga Beogradi, shtesat për fëmijë e ndihmat sociale. Përndryshe, RTK merr vesh se thesari i dinarit është në Leposaviq.

25 vjet pas lufte, qytetarët nëpër komuna me shumicë serbe e kanë shfrytëzuar dinarin për këmbime në mallra dhe shërbime të ndryshme.

Por, nga 1 shkurti kjo valutë nuk do të mund të përdoret më në Republikën e Kosovës.

Kjo, pasi, na ndajnë vetëm pak orë nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euroja.

Në të gjitha komunat e banuara me shumicë serbe dinari është valuta kryesore që përdoret. Edhe ata që punojnë në institucionet ilegale serbe në Kosovë pagat i marrin me dinarë, ashtu siç paguhen pensionet e serbëve nga Beogradi, shtesat për fëmijë e ndihmat sociale.

Ndalimi i përdorimit të dinarit të Serbisë nga Banka Qendrore e Kosovës i ka shqetësuar serbët e Kosovës.

Rregullorja e BQK-së lidhur me operacionet me paratë e gatshme, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Vendet e QUINT-it dhe ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë, kanë kërkuar nga BQK që ta pezullojë zbatimin e tij, por Prishtina zyrtare e ka përkrahë këtë vendim.

Srdjan Simonoviq nga Qendra Humane “Mitrovica”, thotë se ky vendim do të shkaktojë tensione.

“Mendoj se është një problem politik, është mekanizëm për ngritje të tensioneve të panevojshme. Nuk shoh asnjë arsye pse këmbimet e mallrave të mos bëhen me dinar”, theksoi ai

Shqetësimeve të ngritura pas marrjes së vendimit, u është përgjigjur Banka Qendrore e Kosovës, e cila  siguron se nuk po e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në valutën euro në bankat e licencuara në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat