Limaj: A po do kjo opozitë ta mbajë Albinin në pushtet?

Aktuale

Limaj: A po do kjo opozitë ta mbajë Albinin në pushtet?

Më: 31 janar 2024 Në ora: 22:36
Fatmir Limaj

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për rolin e opozitës karshi Qeverisë së Kosovës.

Ai ka kritikuar opozitën për mungesë koordinimi karshi pushtetit.

I dëmtuari rrëfen dhunën e serbit Zlatan Arsiq në Kamenicë, çfarë ndodhi në gjykimin pë...

”Nuk ka mundësi me pas një luks opozita që e ka sot karshi dështimeve. Ne e kemi një opozitë që nuk din me gjet rrugën. Shtrohet pyetja se kjo opozitë a nuk po di a nuk po do, a po do me mbajt Albinin në pushtet”, tha Limaj.

Ai tutje shtoi se opozita nuk mundet me fjet e me lënë kryeministrin pa qëndrime.

”Një opozitë konstruktive në tema të caktuara ndihmon Qeverinë. Më shumë e mbështes Kryeministrin me qëndrime të gabuara se pa qëndrime. Nuk mundet opozita me fjet, me u shmang me lënë kryeministrin pa qëndrime. Nuk është kjo opozitë, për fat të keq një koordinim ka munguar”, tha Limaj, për RTV21.

Limaj tutje ka shtuar se ka pasur zëra që opozita nuk ka arritur të ketë bashkëpunim.

Ai tha se Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin, pasi që “draft statuti nuk vjen pa e pranu Asociacionin”.

Limaj ka shtuar se Qeveria po flet në emër të popullit, teksa merr obligime të mëdha.

”Ky kryeministër ka bërë marrëveshje, kush do që vjen nesër e ka për obligim me zbatu marrëveshjen e Kosovës”, tha Limaj.

Duke komentuar vendimin për ndalimin e dinarit, për të cilin tha se është vendim i drejtë i Qeverisë, Limaj shtoi se beson që Qeveria është konsultuar fillimisht me miqtë ndërkombëtarë.

”Rasti i dinarit, ka ardh koha me i thonë mjaft dinarit. Prandaj mendoj që është vendim i drejtë i Qeverisë”, tha Limaj.

Ai tutje shtoi se ky veprim është politik.

Ai foli edhe për koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA, duke shtuar objektivi i tyre është për ta ndërruar dinamikën e politikës në Kosovë, për tu ballafaquar me Qeverinë për tema të caktuara.

Limaj gjithashtu ka komentuar edhe disa deklarime të Kryeministrit të Kosovës, për opozitën.

”Qeveria po flet, nuk pres që Albini pret me na thënë bravo që keni me na mujt”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat