“Ndodhi për motive të dobëta”, ish-drejtuesi i Policisë për vrasjen e Liridona Ademajt: Xhelozia dhe tradhtia, shkaku kryesor

Aktuale

“Ndodhi për motive të dobëta”, ish-drejtuesi i Policisë për vrasjen e Liridona Ademajt: Xhelozia dhe tradhtia, shkaku kryesor

Më: 31 janar 2024 Në ora: 23:06
Liridona Ademaj

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj ka komentuar zhvillimet rreth hetimit të vrasjes së Liridona Ademajt në Kosovë.

Hajdarmataj u shpreh se në aspektin e hetimit kjo çështje tanimë është e mbyllur, ndërsa shtoi se beson se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta.

Sipas tij motivi kryesor mund të jetë xhelozia ose tradhtia brenda çiftit.

“Mendoj se kjo çështje është e mbyllur tashmë në aspektin e hetimit. Në fund të fundit mendoj se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta. Besoj se ka një farë ngarkese edhe nga faktorë të jashtëm, për shembull tradhtia mund të shihet pak më ndryshe në krahina të ndryshme. Rrethanat mund të ndryshojnë edhe nga trysnia e rrethit shoqëror. Motivet besoj janë xhelozia ose tradhtia nga ajo që shohim”, tha ai mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat