Qipa: Kosova mos ta themelojë Asociacionin pa një marrëveshje të plotë me Serbinë

Aktuale

Qipa: Kosova mos ta themelojë Asociacionin pa një marrëveshje të plotë me Serbinë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 00:00
Akri Qipa

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Qipa ka vlerësuar se Kosova nuk duhet ta themelojë Asociacionin pa një marrëveshje të plotë me palën serbe.

Sipas Qipajt Asociacioni është thjeshtë një nga elementet e dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe kurrsesi element qendror i tij.

“Mendoj që kurrsesi Asociacioni nuk duhet të themelohet para se të realizohet një marrëveshje e plotë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve. Para se të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha temat thelbësore të dialogut, ku Asociacioni është thjeshtë një nga të shumtat dhe kurrsesi elementi më i rëndësishëm ose qendror i marrëveshjes”, është shprehuar ai.

Më tej, ai ka konsideruar se Kosova me të drejt po heziton ta hartoj një draft statut të Asociacionit për shkak të qasjes që ka pala tjetër në dialog.

“Përpjekja e Serbisë ka qenë gjithmonë për ta ripozicionuar atë por kurrsesi nuk duhet të qëndroj Kosova në raport me këtë elemente që mund të kthehet në boomerang të madh, qoftë për funksionalitetin e shtetit të Kosovës, qoftë edhe për qasjen që ka drejt përpjekjes për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve, kështu që besoj që e theksoj hezitimi i Kosovës është legjitim dhe është i justifikuar duke e pasur parasysh qasjen që ka pala tjetër kundrejt dialogut”, ka thënë ai.

Për Qipajn Kosovës i nevojitet një dialog i qartë për Asociacionin së pari brenda vendit.

“Nevojitet një dialog i qartë në fillim brenda Kosovës për parametrat. Qeveria duhet të jetë shume e qartë me pikëpamjet ligjore, kushtetuese me elementet qe mund të përfshihen dhe nuk duhet të përfshihen aty. Mendoj që nevojitet edhe një bisedë më e gjerë politike, referuar edhe elementeve të ndryshme opozitare”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat