Ambasadori Hill pro Asociacionit: Mendoj se nuk ka një zgjidhje më të mirë

Aktuale

Ambasadori Hill pro Asociacionit: Mendoj se nuk ka një zgjidhje më të mirë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 00:50
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Christopher Hill.

Brenda 10 muajve është hera e dytë që e viziton Preshevën, komunë e banuar me shumicë shqiptare.

Përkundër kësaj, pjesa dërmuese e porosive që përcolli mbasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ndërlidhen me Kosovën.

Për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Hill ripërsëriti qëndrimin se personat përgjegjës duhet të japin llogari, ndërsa nga Kosova kërkon hapa konkret në raport me dialogun.

“Mendoj se jemi me fat që e kemi dikë si Lajçak që është duke u marrë me këtë proces dhe mendoj se të gjithë ne duhet t’i japim përkrahjen… Nëse unë do të mendoja se do të kishte një zgjidhje më të mirë se asociacioni, atëherë unë do ta propozoja, por mendoj se nuk ka një zgjidhje më të mirë”, ka deklaruar Hill.

Hill komentoi edhe çështjen e përdorimit të dinarit në Kosovë duke e përkrahur kërkesën e shteteve të QUINT-it, ndërsa para kryetarit Shqiprim Arifi e konfirmoi se si përfaqësues amerikan në Serbi, mbetet përkrahës i madh i Ballkanit të Hapur.

Ndërkohë Arifi, përpos që tregoi se ka folur për problemet e shqiptarëve, u mundua ta mbroj ambasadorin Hill përballë kritikave nga Kosova se po mbanë anën e Beogradit në dialog.

“Pjesa e akuzave që vijnë nga Vetëvendosja, edhe pjesa e akuzave që i përket një partie, të cilën e dijnë të gjithë mirë e udhëheqë Albini (Kryeministri i Kosovës). Kështu që akuzat pse vijnë prej njërit, nuk do të thotë hiq gjë. Edhe mua më akuzojnë edhe Edi Ramën e akuzojnë edhe Ali Ahmetin e akuzojnë të gjithë i akuzojnë”, ka thënë ai.

Synimi i SHBA-ve, sipas ambasadorit amerikan është përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat