Serwer i kënaqur për heqjen e dinarit: Çfarëdo vendimi të marrë Kosova, SHBA dhe BE e kundërshtojnë

Aktuale

Serwer i kënaqur për heqjen e dinarit: Çfarëdo vendimi të marrë Kosova, SHBA dhe BE e kundërshtojnë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 09:05
Daniel Serwer

Profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, përshëndeti vendimin e BQK-së për anulimin e dinarëve dhe transaksioneve të pagesave me Serbinë, por gjithashtu theksoi se çfarëdo vendimi të marrë Kosova, SHBA-ja dhe BE-ja ose e kundërshtojnë atë, ose kërkojnë shtyrje të këtij vendimi.

Serweri është shprehur i kënaqur që sipas tij BQK-ja ka treguar se është institucion i pavarur, duke shpjeguar se vendimi i BQK-së do të thotë që njerëzit ende mund të përdorin dinarin, por që transaksionet të bëhen vetëm me valutë euro.

“Dhe të jem i sinqertë e kuptoj një vendim të tillë. Euro është valutë më e qëndrueshme se dinari. Askush nuk humb para përveç kur e këmben, dhe sinqerisht përdorimi i dinarit në Kosovë është shkelje e sovranitetit të Kosovës. Mund ta kuptoj se 15 vite pas pavarësisë, banka e sheh si kohën e duhur për zbatimin e ligjit. Kjo nuk është një çështje e madhe, por një gjë e vogël, e cila ka një rëndësi simbolike për çështjen e sovranitetit”, tha Server.

Ai ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja padyshim që nuk kanë kufi në atë që kërkojnë nga Kosova dhe as në qasjen e pabalancuar që kanë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas tij, SHBA dhe BE janë mësuar me të.

“Kjo është qartë një politikë e pabalancuar që nuk funksionon dhe është pjesërisht shkaku i bllokimit të dialogut. SHBA dhe BE duhet të tërhiqen dhe të lejojnë një shtet sovran të zbatojë ligjet e veta,” përfundoi Serwer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat