Kryetari i Zveçanit flet për raportimet se KFOR-i ia ndaloi ministrit Krasniqi hyrjen në Komunë

Aktuale

Kryetari i Zveçanit flet për raportimet se KFOR-i ia ndaloi ministrit Krasniqi hyrjen në Komunë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:22
Ilir Peci

Ish-Inspektori i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka shkruar se Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nuk është lejuar të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit nga KFOR’i për ta takuar Kryetarin Ilir Peci.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur më 29 janar.

“KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës derisa Ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit”, ka shkruar Ramadani.

Por këtë e demantuar Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci. Ai i ka thënë se nuk ka pasur takim me Krasniqin dhe se nuk qëndrojnë deklarimet se i njëjti nuk është lejuar të hyjë në objektin e Komunës. 

“Jo, nuk është e vërtetë…Në Komunën në Lipë, ku kam ndejt prej ditës së parë. Nuk kemi pas dicka naj takim kështu. Nuk qëndron se nuk u leju me ardh se këtu mundet me ardh kush të do pa problem, por nuk kemi pas dicka naj takim”, ka dekaruar Peci.

Lidhur me këtë çështje, media është në pritje të përgjigjeve nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe KFOR’i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat