Haradinaj takon senatoren Ernst: Ushtria jonë u forcua përkrah Gardës Nacionale të Iowa’s

Aktuale

Haradinaj takon senatoren Ernst: Ushtria jonë u forcua përkrah Gardës Nacionale të Iowa’s

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:34
Ramush Haradinaj dhe Joni Ernst

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga senatorja amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Pata nderin dhe kënaqësinë që ta falënderoj, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, znj. Joni Ernst, në takimin e mbajtur në senatin amerikan në Washington”, ka treguar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se shteti i Iowa-s ka dhënë kontribut të madh për Kosovën.

“Gjatë takimit theksova se në procesin e shtetndërtimit, shteti i Iowa-s ka dhënë kontribut të lartë ndërsa mbështetja dhe kontributi personal i senatores Ernst është i skalitur në historinë tonë. Bashkëpunimi në shumë fusha, si në arsim, ekonomi dhe në veçanti në ngritjrn e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës është i një rendësie të veçantë”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka ushtria jonë u rrit, u forcua dhe u modernizua përkrah Gardës Nacionale të Iowa-s.

“Ushtria jonë u rrit, u forcua dhe u modernizua përkrah Gardës Nacionale të Iowa’s, e cila ndihmoi FSK-në në rritjen, forcimin dhe modernizimin saj. Kjo është historike në procesin e shtetndërtimit tonë, sikurse që është historike dhe e përjetshme lidhja Kosovë-Amerikë”, ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat