Ish-zëvendësministri i Brendshëm: KFOR-i i ndaloi hyrjen Elbert Krasniqit në Zveçan

Aktuale

Ish-zëvendësministri i Brendshëm: KFOR-i i ndaloi hyrjen Elbert Krasniqit në Zveçan

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 17:53
Valdet Hoxha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka bërë të ditur se sot KFOR-i nuk e ka lejuar të hyjë në Komunën e Zveçanit, ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.

Sipas Hoxhës, ky është një sinjal që komunikim me partnerët ndërkombëtarë, sërish po çalon.

“Sot, kemi një informatë që nuk mund të konfirmoj zyrtarisht, por që informata jo-zyrtare është mjaft e besueshme që një ministri të Qeverisë së Kosovës është ndaluar që të hyjë në Komunën e Zveçanit nga KFOR-i.

Pra, ky është  një sinjal që komunikimi, i cili kohëve të fundit ishte përmirësuar me partnerët ndërkombëtarë, sërish po çalon dhe këtu është frika ime që mos-koordinimi me ta mund të na rendojë mbi supe ndonjë masë tjetër. Ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nuk iu është leju me hy në Zveçan nga KFOR-i”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat