Hoxha: Kosova po merr vendimet e duhura por s’po koordinohet me ndërkombëtarët

Aktuale

Hoxha: Kosova po merr vendimet e duhura por s’po koordinohet me ndërkombëtarët

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:38
Valdet Hoxha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka vlerësuar se Kosova po merr vendimet e duhura, por që po i mungon koordinimi me faktorët ndërkombëtar.

Ai ka thënë se Qeveria duhet të ketë kujdes kur merr vendime për komunitetet, si rasti i dinarit.

Sipas tij, vendimet e tilla mund të sjellin eskalim të situatës barrën e të cilës e bartë vetë Kosova, duke qenë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është mjeshtër i përdorimit të situatave.

“Duhet të kemi parasysh dy elemente, këto vendime që po i merr Qeveria e Kosovës, janë të drejta, janë legjitime, janë të nevojshme por ju mungon vetëm një element, koordimnimi me faktorët ndërkombëtar. Sepse çdo vendim sidomos për të drejta të komuniteteve duhet të jetë i mirëkoordinuar më partnerët ndërkombëtar, sepse po synojmë integrimin në Bashkimin Evropian. Mbi këtë frymë duhet të kemi kujdes që veprimet tona mos t’i cenojmë për një pakujdesi të momentit, sepse pastaj po e bartim barrë çështjen e eskalimit të situatës, sepse Vuqiçi është mjeshtër i përdorimit të situatave të tilla”, është shprehur ai.

Më tej, Hoxha ka theksuar se Serbia secilin vendim të Kosovës në veri, tenton ta politizoj si çështjen e tabelave, ujit e rrymës.

“Me Serbinë edhe çështja e izolimit të shtëpive , edhe çështja e tabelave, edhe e ujit, edhe ora e rrymës është çështje politike. Prandaj duke e njohur këtë frymë, duke e njohur situatën politike në vendin tonë dhe së fundmi edhe skenarin e Federatës Ruse të mbështetur nga Kina për të hapur një vatër të re të luftës edhe në Evropën Juglindore, konkretisht në Ballkanin Perëndimor, edhe më konkretisht në veriun e Kosovës po besoj që në këtë frymë ambasadori amerikan sot e bëri një lutje për një afat shtesë për vendimin e BQK-së. Të jemi të bindur që ambasadori është mbështetës i vendimeve të drejta dhe legjitime të vendit tonë”, ka thënë ai.

Këto komente ish zëvendësministri i bëri pasi Kosova vendosi që nga 1 shkurti në vend të përdorët vetëm një valutë zyrtare, euro, duke e hequr kështu nga përdorimi dinarin me të cilin kryenin pagesa kryesisht komuniteti serb në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat