Ish-zëvendësministri vlerëson se heqja e dinarit mund të ketë impakt në siguri

Aktuale

Ish-zëvendësministri vlerëson se heqja e dinarit mund të ketë impakt në siguri

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:19
Selam Shkodra

Ish – zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra e ka vlerësuar si pozitive kërkesën e aleatëve për shtyrje të afatit për largimin e dinarit nga përdorimi në Kosovë.

Sipas Shkodrës nëse nuk do të mirrej tani vendimi për ndalimin e kësaj valute, dinari do të qarkullonte ndoshta edhe pas 30 vitesh.

“Përparësia e këtij vendimi është pikërisht kërkimi i afatit nga aleatët tonë. Sikur mos të ndodhte ky vendim, s’do të rrjedhte ky afat. Në momentin e nxjerrjes së këtij vendimi nga ana e qeverisë ka filluar të kërkohet fillimi i rrjedhës me afate, kjo është pozitive. Nëse tash nuk del jashtë tregut dinari, del pas 3 muajve, mos të merrej ky vendim tani nuk kish me dal as pas 30 vjetëve”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu ka konsideruar se ky vendim do të ketë impakt në rrafshin e sigurisë, duke u shfaqur një lloj revolte e komunitetit serb.

Në rrafshin e sigurisë lë të kuptohet se mund të ketë imapkt. Qeveria mos ta ndërpresë dialogun me partnerët ndërkombëtarë veçanërisht me SHBA-në. Gjithsesi se mund të ketë impakt në rrafshin e sigurisë sepse Serbia insiston që të ketë një lloj revolte të komunitetit serb”, ka shtuar ai.

Se ky vendim mund të ngjallë reagime, sipas Shkodrës e ka thënë edhe Departamenti amerikan.

“DASh nuk reagon për gjithçka, më gjasë vendimi mund të shkaktojë reagime në terren”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat