Kica-Xhelili: Dejona Mihali e ka pasur të ndaluar të futet në Kosovë para se kjo qeveri të vijë në pushtet

Aktuale

Kica-Xhelili: Dejona Mihali e ka pasur të ndaluar të futet në Kosovë para se kjo qeveri të vijë në pushtet

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 23:22
Doarsa Kica-Xhelili

Debate të shumta janë zhvilluar në lidhje me diskutimet e fundit për propozimet e Qeverisë për mënyrën e rregullimit të mediave online.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se kur ka qenë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i është kërkuar që t’i shkarkojë anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media.

Derisa analisti Ylli Hoxha ka kritikuar Lumir Abdixhikun i cili kishte etiketuar Tv Dukagjinin për publikimin e një sondazhi të UBO Counsolting.

“Cili është dallimi mes Dejona Mihalit dhe Lumir Abdixhikut në këtë aspekt”, ka pyetur Hoxha, Kica-Xhelilin.

Nuk ka munguar as përgjigja e deputetes së LDK-së.

“Do të filloj me një përgjigje të shpejtë. Dejona Mihali e ka pasur të ndaluar të futet në Kosovë para se kjo qeveri të vijë në pushtet, derisa Lumir Abdixhiku nuk e ka pasur këtë ndalesë asnjëherë. Jo shumë larg është kërkuar ta shkarkojnë Komisionin e Pavarur për Media, ju po e mbroni [Qeverinë]”, ka deklaruar tutje Kica Xhelili.

Ndryshe, kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se projektligji i Qeverisë Kurti 2 për mediet online është luftë ndaj medieve.

“Telashet kryesore janë se kjo do të ndikojë direkt në pluralitetin e mediave, për shkak të sjelljes dhe qasjes së kësaj qeverie qysh prej fillimit dhe luftës së vazhdueshme ndaj mediave”, ka thënë Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat