Abazi: Serbët po tentojnë që përmes dinarit të kenë sovranitetin në Kosovë

Aktuale

Abazi: Serbët po tentojnë që përmes dinarit të kenë sovranitetin në Kosovë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 07:23
Milazim Abazi

Njohësi i çështjeve bankare, Milazim Abazi tha se serbët po tentojnë që përmes dinarit të kenë sovranitetin në Kosovë .

“Kjo duhet të ndalohet urgjentisht, 25 vite u bënë si ata e shtrinë sovranitetin edhe nëpërmes dinarit , përndryshe 1. 3 miliardë euro janë remitenca nga krejt bota edhe në dollarë, euro edhe në në dinarë…por asnjë prej tyre s’mund të jetë mjet pagese përvec euro-s”, tha Abazi.

Abazi vlerësoi se rregullorja e Bankës Qendrore sipas të cilës euro-ja është e vetmja valutë zyrtare në vend, dhe që ndalon dinarin serb është vendim i pavarur i BQK-së.

“Unë mendoj se është vendim i BQK-së, Banka Qendore është organi më i  pavarur i një shteti", tha Abazi.

Ai tha se më herët ka qenë më i ndikuar politkisht.

Abazi shprehu përkrahje për BQK-në .

“Ajo ka marrë një vendim të ligjshëm, ndërsa ekziston mundësia reale e zbatimit të  këtij vendimi, por BQK duhet të përkrahet edhe nga institucionet e vendit edhe ato ndërkombëtare, presioni i ndërkombëtarëve duhet të shkoi në veri”, tha Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat