Haradinaj: Roli i shqiptarëve të Amerikës kyç në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar Kosova

Aktuale

Haradinaj: Roli i shqiptarëve të Amerikës kyç në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar Kosova

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 11:29
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar rolin e “Vatrës” në ndihmë të Kosovës dhe çështjes shqiptare.

“Vlerësova rolin e Vatrës në ndihmë të shtetit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në të gjitha etapat. Në takim të përzemërt e vëllazëror fola hapur për nevojën e vazhdueshme që të gjitha organizimet shqiptare në Amerikë të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha sferat”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se nuk është vetëm Amerika aleati kryesor strategjik, por edhe kjo federatë.

“Amerika nuk është vetëm aleati kryesor strategjik, por edhe shtëpia për mijëra shqiptarë që u larguan nga vendi në kërkim të një jete më të mire”, shkroi Haradinaj.

“Theksova se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është synimi ynë kryesor, sepse kjo e bën Kosovën dhe rajonin më të sigurt dhe e ndihmon paqen në botë, gjithnjë krah ushtrive të vendeve demokratike në krye me Amerikën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat