“Milazim Krasniqi kurrë nuk ka përmendur shprehje të tilla”/ Bytyçi i del në mbrojtje profesorit, ka disa fjalë për Fahri Xharrën

Aktuale

“Milazim Krasniqi kurrë nuk ka përmendur shprehje të tilla”/ Bytyçi i del në mbrojtje profesorit, ka disa fjalë për Fahri Xharrën

Nga: M.L. Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 11:54
Milazim Krasniqi

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dr. Enver Bytyçi nëpërmjet një postimi në Facebook i ka dalë në mbrojtje profesorit Milazim Krasniqi në polemikën e tij me publicistin Fahri Xharra.

Ky i fundit ka shkruar se Krasniqi ka folur kundër figurës së Nënës Terezë,

Mirëpo spas Dr. Bytyçit, ndonëse Krasniqi është praktikues i fesë islame, ai asnjëherë nuk ka shfaqur thirrje ekstemiste të kësaj natyre. 0

“Po lexoj disa reagime kundërthënëse midis Profesor Milazim Krasniqit dhe zotit Fahri Xharra. E dimë se profesor Milazimi është praktikant i besimit mysliman. Me profesorin kemi diferenca në mendime. Madje ai ka hedh akuza të pamerituara ndaj meje. Ndërkohë ai shpesh herë mban edhe qëndrime në mbrojtje të besimit të tij. E kam lexuar në këto mendime vazhdimisht. Por kurrë nuk kam vënë re ndonjë thirrje ose insinuatë ekstremiste të tij. Ai është i matur, përdor logjikën dhe duket shumë racional në mbrojtjen e besimit të vet. Jo pse është profesor dhe i duhet të paraqitet më dinjitet para studentëve të tij e para publikut. Por se në përgjithësi e shikoj si mendimtar e prodhimtar të dobishëm, të matur dhe të urtë, si atdhetar”, ka shkruar ai.

Bytyçi ka thënë se Xharra i ka vënë akuza Krasniqit për deklarata që ai kurrë nuk i ka bërë.

“Megjithatë ai ka hasur në kundërshtitë e një prej emrave të njohur të publicistikës, të zotit Fahri Xharra. Zoti Xharra jo vetëm e kritikon ashpër dhe me etiketime dhe krahasime fyese studiuesin dhe profesorin e njohur. Por i ve akuza, të cilat ai kurrë nuk i ka thënë, si ajo që Nënë Terezën e krahason me ferrin. E di se ka ekstremistë islamikë që e bëjnë këtë dhe kjo kategori janë rrezik për kombin dhe vetë fenë islame. Por Milazim Krasniqi kurrë nuk ka përmendur shprehje të tilla. Përkundrazi, ai i ka respektuar dhe lartësuar figurat tona kombëtare si nënë Tereza, Skënderbeu e të tjerë, deri të Ibrahim Rugova”, ka theksuar ai.

Për dr. Enver Bytyçin, ta ndërtosh narrativën e sulmeve kundër dijetarëve të tillë, si Profësor Krasniqi, në mënyrë populiste dhe denigruese është e pandershme.

“Fahri Xharra është i lirë, si çdo musliman apo i krishterë të ndërrojë fenë, të shkojë në kishë ose në xhami, (shpresoj se jo në kishën serbe ortodokse) dhe të lutet sipas dëshirës dhe mënyrës së tij te Zoti. Por nuk ka asnjë të drejtë të dhunojë besimin e askujt tjetër në emër të kombit. Kombi nuk është feja. Kush përdor fenë për të “mbrojtur” kombin, ai spekullon me kombin e nuk është atdhetar. Feja është cecshtje individuale e besimit të njerëzve. Shqiptarët kurrë nuk e kanë identifikuar veten me fenë, kur janë paraqitur para botës. Nëse ka ekstremistë, ata nuk duhen këkuar te profesorë të tillë si Milazim Krasniqi. Ndërkaq ekstremizmi luftohet me ligj, me masa shtrënguese shtetërore dhe jo me populizmat egoiste të vetëshpallurve “intelektualë të mëdhenj”!”, ka përfunduar Prof. Dr. Enver Bytyçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat