Ramadani kërkon sqarim nga KFOR-i: Pse e ndaloi ministrin Krasniqi të hyjë në objektin komunal në Zveçan?

Aktuale

Ramadani kërkon sqarim nga KFOR-i: Pse e ndaloi ministrin Krasniqi të hyjë në objektin komunal në Zveçan?

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:04
Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar sqarime nga KFOR-i se pse ia ka ndalur Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, hyrjen në Komunë të Zveçanit.

Ai ka bërë me dije se një veprim i tillë i KFOR-it është i paprecedent.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramadani ka shkruar se ushtarët e KFOR-it nuk e kanë lejuar të futet në komunë ministrin Krasniqi, edhe pasi disa komunikimeve tua me nivelin më të lartë qeveritar?

“Duhet sqarim nga KFOR - pse ndaloi Ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin komunal në Zveçan? Ministri Krasniqi, një ministër aktiv, përfaqëson shtetin e Kosovës kudo që shkon. Dhe, t’i ndalohet hyrja në objektin komunal në Zveçan, pra brenda shtetit, është e paprecedent dhe shqetësuese. Ministër Elbert Krasniqi, çka ndodhi? Cili ishte arsyetimi i KFOR-it? Pse nuk ndryshuan qëndrim ushtarët e KFOR-it edhe pas disa komunikimeve tua me nivelin më të lartë qeveritar?”, ka shkruar Ramadani, duke shtuar se ky rast është shqetësues.

“Transparenca ndihmon demokracinë. Ky rast nuk është i thjeshtë, por tejet shqetësues. Ministri i Republikës nuk duhet të ndalet nga KFOR-i dhe nga askush në këtë botë për të kryer punën e vet!”, ka shkruar Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat