Vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit, reagon Varhelyi: Keqardhje!

Aktuale

Vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit, reagon Varhelyi: Keqardhje!

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:24
Oliver Varhelyi

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Përmes një postimi në platformën X, Varhelyi shprehet se Komisioni Evropian shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

“Pikëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024: Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”, shprehet ai.

Kurse sot, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka dalë me njoftim të ri rreth qarkullimit të valutave të tjera, jo euro.

Sipas njoftimit të BQK-së valutë e vlefshme si mjet pagese i ligjshëm është vetëm euroja.

Valutat tjera jo-euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo-euro.

Për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo-euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo -euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat