Deputeti Roth me ironi për dinarin: Disa mund të bezdisen, por madje edhe në Gjermani paguajmë me euro – jo dollarë ose funta

Aktuale

Deputeti Roth me ironi për dinarin: Disa mund të bezdisen, por madje edhe në Gjermani paguajmë me euro – jo dollarë ose funta

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 23:04
Michael Roth

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth vendimit të BQK-së për valutën qo do të përdoret në Kosovë.

“Disa i rrahën ushtarët e NATO-s deri në shtrimin në spital, të tjerë e bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e tyre.

Mund të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo paund”, ka shkruar Roth, duke i reaguar Ambasadës së Serbisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Image
Postimi

Kjo e fundit kishte shkruar në ‘X’ se Kosova ka ndërmarr hapin të rrezikshëm përshkallëzues duke ndaluar përdorimin e dinarëve serbë, duke krijuar një krizë tjetër dhe duke ua bërë jetën serbëve të Kosovës të padurueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat