“Do të jetë një fundjavë e ngarkuar”, analistja amerikane reagon për raportimet e mediave ruse pasi Kosova mbylli komunat paralele

Aktuale

“Do të jetë një fundjavë e ngarkuar”, analistja amerikane reagon për raportimet e mediave ruse pasi Kosova mbylli komunat paralele

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 09:45
Ivana Stradner

Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave ruse pasi Kosova ka mbyllur 7 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në vend.

Ajo me ironi ka thënë se Rusia tashmë ka filluar “raportimin e drejtpërdrejtë”, derisa ka ndarë disa nga titujt.

“Lajmet e mëngjesit të sotëm: Titujt e bujshëm “Enklavat serbe në Kosovë janë sulmuar” dhe Vuçiq do të kontaktojë Rusinë dhe Kinën. Rusia tashmë ka filluar “raportimin e drejtpërdrejtë”.

Kanalet e të djathtes ekstreme ne Telegram kanë filluar të nxisin se spastrimi etnik kundër serbëve ka filluar. Do të jetë një fundjavë e ngarkuar”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat