Kriza në çift shkaku i vrasjes së Liridona Ademajt? Ibishi: Naimi planifikoi planin e errët…

Aktuale

Kriza në çift shkaku i vrasjes së Liridona Ademajt? Ibishi: Naimi planifikoi planin e errët…

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 10:01
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj

Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi i ftuar në “Breaking” ka folur për rrjedhën e hetimeve mbi vrasjen e Liridona Ademajt.

Sipas Ibishit, ka pasur devijacione në dëshmi, ku secili nga të dyshuarit po mundohet të heqë barrën e përgjegjësisë nga vetja duke manipuluar hetimet, megjithatë do të jetë Prokuroria që përmes provave të grumbulluara nga vendngjarja, kamerat e sigurisë apo edhe deklaratat e dëshmitarëve do të qartësojë shumë shpejt rastin.

I ndalur tek ekzekutimi i Ademajt, Ibishi tha se plani i errët për vrasjen e të resë nga Murseli ka ardhur që pas një krize bashkëshortore në Suedi.

Pjesë nga biseda:

Mbetet në dorë të Priokurorisë që të dalë në një konstatim paraprak të hetimeve dhe të thotë diçka më të detajuar sepse realisht po krijohet një konfuzion i tërë nga deklaratat e fragmentuara.

Po synohet keqorjentimi i hetimeve, mbulimi i personave të tjerë? Kujt i referoheni saktësisht?

Mendoj se secili po mundohet të heqë barrën e përgjegjësisë nga vetja duke manipuluar hetimet. Por Prokurori së bashku me policinë dhe provat e grumbulluara nga vendi i ngjarjes, kamerat e sigurisë apo edhe deklaratat e dëshmitarëve do të qartësojë rastin deri në fund dhe nuk do të shkojë shumë kohë e gjatë deri sa të bëhet edhe ngritja e akt-akuzës për personat që tashmë ndodhen në paraburgim.

Po sa i përket qëndrimit të familjarëve? Deklaratat e ardhura nga i ati i Naim Murselit? Fillimisht ai u shpreh se nuk ishte në dijeni për konflikte mes çiftit dhe së fundmi në një deklaratë ka hedhur dyshime për raporte me persona të tjerë që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Në bazë të këtyre deklaratave që po bëhen i bie se Naim Murseli nuk e ka marrë bashkëshorten e tij nga shtëpia, por ajo ka ardhur vetë. Në këtë mënyrë po e shkëput mundësinë e një ndërhyrje direkte në ngjarje, fillimisht me marrjen e viktimës nga familja dhe dërgimin më pas në darkën e fundit me dy fëmijtë në restorant para ekzekutimit. Gjithë kjo tentativë e bashkëshortit për të mbuluar ngjarjen nuk do të shkojë gjatë për t’u zbardhur pas dhënies së aktakuzës.

Po informacionet që mund të kenë në mjetet elektronike. Janë zhbllokuar telefonat, është marrë informacion? Pse nuk po bëhen me dije?

Të gjitha janë në momentin e ekzaminimit për të ditur. Urdhëruesi ose bashkëshorti në këtë rast ka pasur njohuri të nivelit të lartë aq sa mund ti fshijë ato, megjithatë gjurmët mbetin në sistem. Aktualisht vijon ekzaminimi për nxjerrjen e të dhënave nga celularët, nga vetë sistemi i komunikimit, por edhe kamerat e sigurisë. Kështu që gjithë kjo situatë do të rrumbullakos hetimet. Mendoj se marrja e deklaratave të familjarëve do të jenë shumë domethënëse dhe realisht do të bien ndesh me deklaratën e bërë nga bashkëshorti dhe njëkohësisht edhe ekzekutori.

Vijon të shihet me mister shkaku që nxiti bashkëshortin dhe personat e tjerë në përfshirjen e Liridona Ademajt. Prej sa kohësh planifikohej vrasja e të ndjerës?

Ka pasur një krizë në raportet bashkëshortore që kur ishin në Suedi. Kjo ishte edhe nisma për shkëputjen e kurorës, por u rikuperua si situatë. Megjithatë, që atëherë bashkëshorti ka nisur planin e errët për ekzekutimin e saj. Tani Murseli po përpiqet të përgënjeshtroi gjithë rrjedhën e ngjarjes. Po ashtu, thuhet se ka pasur jo korrektësi në raportet bashkëshortore, edhe pse ende e pakonfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat