Krasniqi: Shumë vështirë mund të merret vesh se çfarë saktë synojnë SHBA e BE në Kosovë, në raport me qeverinë Kurti

Aktuale

Krasniqi: Shumë vështirë mund të merret vesh se çfarë saktë synojnë SHBA e BE në Kosovë, në raport me qeverinë Kurti

Nga: A.SH Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:57
Milazim Krasniqi

Ambasadori amerikan në Kosovë, ka kritikuar Qeverinë Kurti, sa I përket çështjes së dinarit dhe mbylljes së zyrave paralele serbe.

Pas këtij reagimi të ambasadorit amerikan, ka reaguar profesori Milazim Krasniqi.

Ai ka thënë se është shumë e vështirë se çfarë saktë po synon SHBA e BE në Kosovë.

Profesori ka thënë se në njërën anë po e përkrahin e në anënë tjetër po e kritikojnë.

Postimi i plotë:

Shumë vështirë mund të mirret vesh se çfarë saktë synon SHBA e BE në Kosovë, në raport me qeverinë Kurti. Në njërën anë e përkrahin, në të njëjtën kohë e kritikojnë. Kur e përkrahin, nuk e ndihmojnë që të zgjidhë probleme, kur e kritikojnë, nuk i bëjnë asnjë presion që të shmanget nga gabimet. Vetëm fjalë, llafe kot. Rezultati i kësaj loje absurde është vetëm nxitja e histerisë antiperëndimore të militantëve të LVV se si Kurti po ua “thyen hundët” edhe SHBA e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat