Woelk ‘ironizon’ me Hovenier: Kosova është e shqetësuar që BE dhe ShBA s’po e respektojnë sovranitetin e saj

Aktuale

Woelk ‘ironizon’ me Hovenier: Kosova është e shqetësuar që BE dhe ShBA s’po e respektojnë sovranitetin e saj

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 13:37
Federica Woelk

Federica Woelk, asistente e akredituar e Parlamentit Europian i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ky i fundit nëpërmjet një komunikate të lëshuar mbrëmë vonë shprehu shqetësimin e tij për “veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë”.

Woelk ka ironizuar me Hovenier, duke thënë se edhe Kosova është shqetësuar që BE dhe ShBA s’po e respektojnë sovranitetin e Kosovës.

“Kosova është thellësisht e shqetësuar se ata që ndihmuan në hartimin e Kushtetutës nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe ta respektojnë atë. Gjithashtu, Kosova është thellësisht e shqetësuar se as BE dhe as SHBA nuk po e respektojnë sovranitetin e saj”, i ka replikuar Woelk ambasadorit Hovenier.

Hovenier tutje tha se këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare. 

Ai ka thënë se çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat