Roth i reagon Hovenier për dinarin serb: Deklaratë e pa balancuar, s’ka mesazh për agresionin serb në Banjska

Aktuale

Roth i reagon Hovenier për dinarin serb: Deklaratë e pa balancuar, s’ka mesazh për agresionin serb në Banjska

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 18:00
Michael Roth

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman Michael Roth, ka reaguar ndaj deklarimeve të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier për Kosovën.

Roth në rrjetin social X deklaratën e Hovenier e ka quajtur të pa balancuar, pasi do të duhej të kishte mesazhe të qarta për sulmin terrorist serb në Banjskë më 24 shtator 2023.

Një shembull tjetër për deklaratat e pa balancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. Më mungojnë mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Banjska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, e dashur Ambasadë e SHBA-së në Kosovë”, shkruan Roth.

Ambasadori Hovenier tha se Qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë, përfshirë ndalimin e dinarit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat