Deputeti i LVV-së u përgjigjet ShBA-së e BE-së: Kosova po e merr veten, kjo duhet t’i gëzojë miqtë tanë

Aktuale

Deputeti i LVV-së u përgjigjet ShBA-së e BE-së: Kosova po e merr veten, kjo duhet t’i gëzojë miqtë tanë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 20:19
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar ndaj ndërkombëtarëve që nuk janë të kënaqur me veprimet e Kosovës për të ndaluar dinarin serb dhe mbylljen e disa komunave paralele.

Abrashi ka thënë se Kosova ka filluar ta marrë veten.

Sipas tij këto zhvillime pozitive duhet të gëzojnë miqtë e Kosovës.

Mbyllet një qendër e spiunazhit në Prishtinë. 7 komuna ilegale u mbyllën për 7 ditë. U shpërndanë 20.000 fatura të rrymës në veri pas 20 viteve. Ndalohet dinari, Euro mbetet valuta e vetme e këmbimit në Kosovë. Më në fund Kosova po e merr veten. Kjo duhet t’i gëzojë miqtë tanë”, ka shkruar deputeti i LVV-së në platformën X.

Ndryshe, Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier akuzoi të shtunën qeverinë e Kosovës që me veprimet e fundit po nxit tensione etnike në vend, të cilat, sipas tij, po kufizojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, në arenën ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian nga ana tjetër i bëri thirrje të dielën Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme, që mund të rrisin tensionet, ndërsa shprehu shqetësimin lidhur me veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës për mbylljen e komunave paralele të Serbisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat