“Statusi i strukturave paralele do zgjidhet në dialog”, Këshilltari i Kurtit i përgjigjet Stanos: Mos t’i ngatërrojmë gjërat Peter

Aktuale

“Statusi i strukturave paralele do zgjidhet në dialog”, Këshilltari i Kurtit i përgjigjet Stanos: Mos t’i ngatërrojmë gjërat Peter

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 22:54
Jeton Zulfaj dhe Peter Stano

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i ka reaguar të dielën Peter Stanos, zëdhënësit të Bashkimit Evropian (BE).

Stano duke përfaqësuar qëndrimin e BE-së, ka kundërshtuar veprimet e institucioneve të Kosovës për mbylljen e disa institucioneve të drejtuara nga Serbia në Kosovë. Sipas Stanos këto çështje duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“BE  është e shqetësuar për operacionet e Policisë Speciale në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia. BE-ja i kërkon edhe një herë Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.

Por Zulfaj ka thënë se Stano e ka ngatërruar kohën në të cilën jetojmë, si dhe për çfarë shërben dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE-ja.

Le të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as se për çfarë është dialogu në Bruksel, Peter. Institucionet e drejtuara nga serbët ia mbathën me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, ka shkruar Zulfaj në platformën “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat