Sinani: BE-ja asnjëherë nuk përmendi spastrimin administrativ të shqiptarëve në Luginë

Aktuale

Sinani: BE-ja asnjëherë nuk përmendi spastrimin administrativ të shqiptarëve në Luginë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 09:26
Ardita Sinani

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian po përdor standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kur bëhet fjalë për Kosovën, BE-ja lehtësisht bën thirrje që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës për përdorimin e valutës së Euros të jenë pjesë e diskutimeve e temave të dialogut në Bruksel.

Por, sipas saj, kur bëhet fjalë për Serbinë, duket se vlejnë standarde tjera.

Për shembull, pse asnjëherë nuk e dëgjuam të njëjtën thirrje nga BE-ja për çështjen e pasivizimit të adresave dhe spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve nga Serbia në Luginë? Apo për mospërmbushjen e marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë?”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat