Çitaku i reagon ashpër Përparim Ramës pas shkarkimit të Sahatçiut: Përgjigjen do ta marrësh zyrtarisht, jo në Facebook

Aktuale

Çitaku i reagon ashpër Përparim Ramës pas shkarkimit të Sahatçiut: Përgjigjen do ta marrësh zyrtarisht, jo në Facebook

Nga: H.O. Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 20:46
Vlora Çitaku, Donjeta Sahatçiu

Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku ka reaguar në facebook pasi kryetari i Prishtinës Përparim Rama sot ka liruar nga detyra nënkryetaren Donjeta Sahatçiu e cila ishte e propozuar nga PDK për këtë post si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Ҫitaku në këtë rast ka lavdëruar Sahatçiun, duke shkruar se ‘jam krenare që nuk ke pranuar të jesh pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badovc, qoftë në procesin e digjitalizimit’.

Poashtu, ajo shkruan se kryetarit Rama përgjigjen do t’ia japin zyrtarisht dhe jo në Facebook.

Postimi i plotë:

Donjetë, une jam krenare me ty. Jam krenare me modelin e angazhimit qytetar e politik qe ti e përfaqëson.

Jam krenare që një grua e re si ti ka vendosë me e vu krejt kapitalin njerëzor, intelektual dhe politik ne shërbim të vendit.

Jam krenare sepse ti je vlere e shtuar per ne si vend.

E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet.

Jam krenare që nuk ke pranuar të jesh pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badovc, qoftë në procesin e digjitalizimit.

Donjetë, je dhe ke me mbetë faqebardhë. Vetëm përpara.

E Përparimit përgjien e merituar do tia japim zyrtarisht. Jo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat