Haradinaj: Të heqim dorë nga fitoret e vogla, e ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve

Aktuale

Haradinaj: Të heqim dorë nga fitoret e vogla, e ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve

Nga: H.O. Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 20:59
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj shkruan në Facebook se aleanca e NATO-së në korrik të këtij viti shënon 75 vjetorin e themelimit. Ai shkruan se kur NATO shënoi jubileun e 50-të, u bë shpëtimtari i një vendi dhe një populli.

Ai shkruan tutje se ‘sot është koha të heqim dorë nga fitoret e vogla, e ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve, NATO-n’.

Postimi i plotë:

Aleanca më e fuqishme ushtarake e globit - NATO, në vitin 1999, në jubileun e saj të 50-të ishte shndërruar në shpëtimtar të një vendi e të një populli.

Tash kur po paralajmërohet samiti i madh historik në korrik, që përkon me 75-vjetorin e NATO-s, e ku po paralajmërohet se në këtë samit, jo vetëm se do të shënohen 75 vjet histori të kësaj Aleance, por fokusi do të jetë edhe në 75 vitet e ardhshme të saj. Kosova edhe një herë, më shumë se kurrë, ka nevojë për shpëtimtarin e saj që të bëhet anëtar i kësaj Aleance.

Sot është koha të heqim dorë nga fitoret e vogla, e ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve, NATO-n!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat