Selimi: VV-ja po mbjell përçarje në votën shqiptare në Maqedoni

Aktuale

Selimi: VV-ja po mbjell përçarje në votën shqiptare në Maqedoni

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 10:58
Petrit Selimi

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po përdor gjithë forcën e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Selimi përmes një shkrimi në Twitter ku ka shpërndarë një tekst, ka thënë se VV-ja po mbjellë përçarje brenda votës shqiptare.

“Partia qeverisëse e Kosovës tani po përdor të gjitha forcat, këshilltarët, mediat e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, kryesisht duke mbjellë përçarje brenda votës shqiptare.

Një aktivist i ekstremit të majtë të VV-së sot shkruan sërish se si të zbërthehet pozita e Ali Ahmetit.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat