Bislimi takon ambasadoren e Kroacisë, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Aktuale

Bislimi takon ambasadoren e Kroacisë, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 15:45
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.

Kosova dhe Kroacia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, të cilat u riafirmuan dhe në takimin e sotëm. Bashkëpunimi mes dy shteteve tona dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit të zhvilluar.

Palët biseduan më tej dhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e frytshëm e të vazhdueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat