“Qeveria të ketë kujdes me veprimet unilaterale”, ambasada gjermane veçon njërën prej porosive të Pistorius

Aktuale

“Qeveria të ketë kujdes me veprimet unilaterale”, ambasada gjermane veçon njërën prej porosive të Pistorius

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 17:12
Boris Pistorius dhe Vjosa Osmani

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, të hënën ka qëndruar në Kosovë ku zhvilloi disa takime me krerët e vendit.

Ai përsëriti mbështetjen e vendit të tij ndaj Kosovës, derisa kërkoi edhe progres në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Pas Pistorius la Kosovën, ambasada gjermane në Kosovë bëri një përmbledhje të vizitës së tij, duke konkluduar se ministri gjerman pati një “vizitë të suksesshme në Kosovë”.

Në mesin e reagimeve të ndëkombëtare për vendimin e BQK-së, ambasada gjermane veçoi porosinë që ministri e pati për Kosovën.

“Gjermania mbetet partner i palëkundur i Kosovës dhe një mike e ngushtë, duke ripohuar mbështetjen për integrimin europian të Kosovës. Megjithatë, ministri kërkon kujdes nga Qeveria e Kosovës në veprimet e njëanshme, duke theksuar rëndësinë e adresimit të çështjeve përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja”.

“Gjatë takimeve dypalëshe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe komandantin e KFOR-it, ministri Pistorius ritheksoi përkushtimin e Gjermanisë për paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke përfshirë edhe zotimin për shtimin e kontigjentit të saj në misionin e NATO-s, KFOR.  Në mes të përjetimit të mikpritjes së njohur kosovare, ministri Pistorius u gëzua kur mësoi për respektin dhe mirënjohjen e thellë që iu dha ushtarëve gjermanë për shërbimin e tyre të përkushtuar në zbatimin e mandatit të KFOR-it”, ka shkruar ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat