Ligji për Skemat Pensionale Kontributdhënëse pritet të përfundojë në Kushtetuese

Aktuale

Ligji për Skemat Pensionale Kontributdhënëse pritet të përfundojë në Kushtetuese

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 17:50
Shemsedin Dreshaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nesër (e mërkurë), do të dorëzojë në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse.

Kjo me qëllim të procedimit të këtij ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Nesër në orën 10:00, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj dorëzon në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë rast, deputeti Dreshaj do të deklarohet para mediave lidhur me këtë çështje, tek hyrja e objektit të Institucionit të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat